Marrëdhëniet intime, ishte tema e radhës që shkaktoi debat mes banorëve në shtëpi.
Olta, Amos dhe Dea u vendosën përballë Kristit, duke kundërshtuar konceptin që ai ka, lidhur me ndjesinë që i fal një vajzë.
Kjo pasi Kristi tha se gjëja më e shenjtë që ai mund të gjejë tek një femër, kur është në një marrëdhënie ose jo, është seksi.
Mendimi i Kristit u kundërshtua nga Olta, Amosi dhe Dea, të cilët thanë se ai nuk ka dashuruar kurrë, për aq kohë sa në kokë ka këtë mendim.
Nga ana tjetër, Amosi i tha Kristit se atë e ka ndryshuar shumë Kejvina, pasi ajo ka nxjerrë një anë të tij, që një femër tjetër nuk do ta bëntë dot.