Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri diskutuan për tema të ndryshme ditën e sotme.
Në një moment teksa Dea fliste, një koment i Bledi Manes shkaktoi debat mes tyre.
“Fshihu te hunda se je bërë me kokakinë,” i tha Bledi Deas.
“Hë mor ti se kujtova se isha bërë me buzëkuq, ti thua kokainë, çfarë i ke këto komente,” iu kthye Dea.
Fjalët e Bledit duket se nuk i pëlqyen as Oltës e cila e konsideroi “të shëmtuar”.
“Shumë koment i shëmtuar, ça ishte kjo,” u shpreh Olta.