Mjekja e njohur neurologe Eda Harizi ka festuar ditëlindjen. Një nga dhuratat më të bukura në këtë ditë të shënuar të saj ishte torta e ditëlindjes, surprizë që ju bë nga kolegët e saj, të spitalit rajonal të Durrësit.
Ka qenë vetë Harizi që ka publikuar në rrjete sociale foton nga torta, duke e shoqëruar me falenderimet për kolegët e saj të bluzave të bardha.
Torta surprizë ishte ideuar në formën e uniformës së mjekut, ku nuk mungonte stetoskopi, por edhe maska që ka qenë një “aksesor” i pandarë për bluzat e bardha në këto dy vite pandemi Covid-19.
“Ne torten time surprize nga koleget nuk munguan stetoskopi, recetat por dhe maska qe prej dy vitesh nuk na ndahet… Faleminderit nga zemra per koleget e mi te mrekullueshem , te cilet erdhen sapo mbaruan oret e rojeve dhe urgjencat e vizitat me pacientet….Te gjithe profesioniste dhe miq shume te mire ! Faleminderit per momentet e lumtura qe me dhate me urimet tuaja!”,- shkruan Harizi në rrjete sociale.
Ndërkaq, mbrëmjen e djeshme një festë e madhe dhe speciale me miq e të afërm të Harizit, u bë te restoranti i njohur “2 Kitarrat Aromë Deti ne Durres”, nën tingujt e muzikës live.