Xhemi Shehu e ka mbyllur përfundimisht kapitullin e televizionit dhe nuk ka më fare kthim mbrapa.
Këtë sezon ajo nuk u shfaq më në “Portokalli” dhe duket se nuk do të kthehet më kurrë aty e në asnjë spektakël tjetër.
Në një intervistë për revista “Who”, moderatorja ka pranuar se nuk do të jetë më kurrë pjesë e ekranit (vetëm nëse ndodh ndonjë çudi e madhe) dhe se tani do i dedikohet familjes.
Mirëpo a arriti ajo të krijojë miqësi brenda “Portokalli”-së, spektakli në të cilin kaloi një pjesë të mirë të karrierës?
Xhemi ka treguar se me Salsanom gëzon një raport të mirë miqësor, ndërsa me Eneda Tarifën u përpoqën të ishin shoqe, por mbetën thjesht kolege, ndërsa tani nuk janë më asgjë bashkë.iljes së saj, bashkëshortit e dy djemve.
“Kam pasur kimi me Salsanon, veçse s’mund të them që javët e para. Por u lidha më shumë pasi iku dhe Eneda për në ‘Eurovizion’. Atëherë patëm më shumë mundësi që të punonim me njëri-tjetrin dhe u bëmë shokë të ngushtë”. Po me Enedën? “Me Enedën? Me Enedën kam tentuar që të jem shoqe, por nuk ishte e thënë. Kështu që e kam thjesht kolege. Dhe tani nuk e kam asgjë, sepse nuk besoj që do punoj ndonjëherë më me të”, ka treguar Shehu.
“Shkoj shumë mirë me Salsanon, me Gazin, me Ledion. Tani unë mirë shkoj me të gjithë, që të kuptohemi, por me këta pak më shumë. Pastaj dhe me Albana Perhatin, Algionën edhe me Flor Binajn, me të cilin kam pasur më tepër marrëdhënie kur kam qenë në sezonin e parë fare. E njoh më përpara se Gazin, se Salsanon, por tani nuk është se bëhemi shumë”, ka shtuar moderatorja më tej.