“Kokat hëngshin”, Artan Hoxha kujton shprehjen e Ramës pas krimit në Tiranë: Deri atë ditë, hienat do marrin jetët e gjysheve dhe mbesave të tyre

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një reagim në Facebook, në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku në lokalin e Fatjon Muratit u vra 58-vjeçarja Mimoza Paja (kamariere dhe banakiere) si dhe mbetën të plagosur 5 persona.

Artan Hoxha, autorët e krimit që vranë një grua të pafajshme, i ka cilësuar hiena me dy këmbë që vrasin gjyshe që punojnë nga 16 orë në ditë për bukën e gojës, nësoj si siç vrasin “luanë e tigra” në atë që e quan “safari” ynë.




Më tej ai i këshillon ata që të demonstrojnë artin e tyre të vdekjes, dhe andej lart, nga kodrat e periferisë së kryeqytetit, ku ndodhen resortet luksoze të luaneve, tigrave, leopardeve, uqërve dhe çakenjve që sundojnë këtë “safarin” tonë.

Edhe mes hienave, ka nje kod vrasje…

Hienat edhe pse jane grabitqaret me barbare qe nuk lene pas as kockat dhe as lekuren e gjahut te tyre, kane disa rregulla qe i respektojne, kane njelloj hierarkie te pashkruar mes tyre….

Por hienat me dy kembe, qe kane mbetur në qarkullim në “safarin” tone,
vrasin gjyshen, e cila punon dy turne, plote 16 ore në dite per te paguar qirane, vrasin dhe mbesen qe sapo ka nisur te hedh hapat e pare në jete.

Barbare dhe katile.

Me kobsjelles se kaq nuk mund te kete…

Hienat, jane vrases aq te paskrupullt, sa vrasin me te njejtin perkushtim dhe devotshmeri si luanin, mbretin e xhungles, ashtu edhe barngrenesin me te parendesishem.

Instikti i vrasesit te pameshirshem, eshte aq dominues nder to, sa mbizoteron edhe pangopshmerine qe i karakterizon.

Jane aq vrasese katile, sa kur nuk mbetet me asgje rreth e rrotull per vrare, nisin dhe vrasin njera tjetren pa piken e meshires…




Prandaj batuta e famshme e kryeministrit “kokat hengshin”, vlen per fazen kur në “safarin” tone, te kene mbetur vetem hienat.

Deri kur te vi ai moment, qe nuk me duket fort i larget, hienat kobndjellese me dy kembe, do marrin jetet e gjysheve dhe mbesave te tyre.

Do vrasin pa as me te voglen meshire te ardhmen tone, ashtu si jane duke masakruar me plot perkushtim dhe devotshmeri te tashmen tone.

Hiena kobsjellese, deri sa te vije dita kur do t’i hani kokat njeri-tjetrit, tregohuni pak te paanshem, demostrojeni “artin tuaj te vdekjes” edhe andej lart, nga kodrat e periferise se kryeqytetit, ku ndodhen resortet luksoze te luaneve, tigrave, leopardeve, uqerve dhe çakenjve qe sundojne kete “safarin” tone…

Author: morevesh