Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Kiara Tito po vazhdon të tregojë mbështetjen e saj ndaj Luizit me anë të postimeve në rrjetet sociale.
Mirëpo disa kohë më parë dyshja kanë bërë një ‘plan’ duke rënë dakort se si do të kuptohen që këngëtari të dijë nëse simpatizohet apo jo nga publiku jashtë.
“Kur të dalësh jashtë Kiar, në qoftë se jam ashtu siç e mendoj se jam jashtë …kur të jesh në Prime. Kam me pyt unë “Arbana a është Kiara aty”. “Po” thotë, edhe ti ke me fol. Kur të flasësh ke më më thanë “ Të kam zemër”. Nqs thua “të kam zemër” do me thënë se gjërat jashtë janë shumë mirë.”-tha ai.
Kjo bisedë ka ndodhur në kohën kur Valbona Mema ka qenë ende pjesë e shtëpisë, kështu që nuk dihet nëse Kiara do të mbajë mend t’a realizojë këtë ‘porosi’ të Luizit.