Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp me gazetarët këtë të shtunë, ku ndër të tjera u pyet në lidhje me koalicionin e Komisionit të Rithemelimit.
Rama i tha gazetarëve që të mos çuditen dhe të jenë të përgatitur sepse do të shikojnë gjëra më interesante në këtë koalicion.
“Nuk shoh filxhan, por nuk ka nevojë të shohësh filxhan për ta paraparë para se të ndodhte këtë. Madje s’keni parë gjë akoma në këtë aspekt.
Kështu që mos u çudisni dhe jini të përgatitur se do shikoni gjëra shumë më interesante se kaq në frontin e “Shtëpisë së Liries”, tha Rama.