Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se në vilën e ku bashkëjeton ish-ministri Arben Ahmetaj me partneren e tij, Erjola Hoxha janë gjetur 30 mijë euro. E ftuar në “Opinion”, Lala tha se në shtëpinë e Hoxhës janë gjetur 30 mijë euro. Gazetarja tha më tej se nuk e di se si do ta justifikojë këtë shumë parash partnerja e Ahmetajt. Gjithashtu, Lala tha se janë marrë edhe të dhëna nga disa studio që kanë bërë arredimin e vilës, dizajnin e plan-projektet sepse duan të shikojnë se nga kush ka porositur dhe si është bërë pagesa.
“Gjykata e Posaçme e urdhëroi kontrollin në disa banesa në datën 9 Mars. Vendimi i gjykatës është zbatuar më pas nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Fillimisht është kontrolluar një banesë në pronësi të ish-bashkëshortes të Ahmetajt në kryeqytet. Aty janë bërë të gjithë kontrollet. Në dijeninë time, nuk ka pasur asnjë send të paligjshëm. Këtë pretendim kanë ngritur avokatët. Vila që ndodhet në zonën e Hamallajt, në kompleks rezidencial është kontrolluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe avokatët e kanë kundërshtuar këtë. E kanë kontrolluar me mandate gjykate, sipas avokatëve kjo është antikushtetuese. Janë gjetur 30 mijë Euro në shtëpi dhe nuk di se si do t’i justifikojë partnerja e Ahmetajt. Më pas janë marrë të dhëna nga disa studio që kanë bërë arredimin e vilës, dizajnin dhe aty janë marrë të gjitha plan-projektet sepse duan të shikojnë në të gjitha këto banesa se nga kush është porositur dhe si është bërë pagesa,”- tha Lala.