Fotografia e oficeres Celeste Ayala u bë virale në rrjet pak ditë më parë. Ajo ishte në shërbim në një spital fëmijësh në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires, kur një foshnje erdhi në gjendje të rëndë shëndetësore.
Oficerja që sapo kishte sjellë në jetë një fëmijë, kërkoi leje ta ushqente me gji. Veprimi i veçantë u fotografua dhe bëri jehonë në mediat botërore.
Të shumta ishin komentet pozive për Celeste Ayala-n. Mirëpo, pak ditë pas këtij veprimi, duket se për Celesten ka ndodhur mrekullia.
Ajo ka përfituar rritje në detyrë duke marrë gradën e rreshteres për gjesin e sa njerëzor aq edhe heroik. Lidhur me veprimin, ajo u shpreh për mediat: Ishte thjesht spontante.
M’u zgjua në çast instinkti i nënës” Minsitri për sigurinë falënderoi personalisht rreshteren e re, duke thënë se ajo ishte shembulli i policisë së Argjennës.