Teksa kanë qenë duke shijuar rrezet e diellit të ditës së sotme, Olta Gixhari i ka vendosur në dukje “një difekt” që Luiz Ejlli ka në lidhje me të.
Ajo i është rejtuar këngëtarit i cili po qëndronte i ulur në oborr, duke i thënë se në ndryshim nga ai, ajo e pranon kur ka të drejtë.
Sipas Oltës Luizi ka frikë ta pranojë që në disa raste është pikërisht aktorja ajo që ka të drejtë.
“Kjo është diferenca e ne të dyve. Ti edhe kur unë kam të drejtë dhe ti e di që kam të drejtë ke frikë ta thuash,”-shtoi Olta.
Nga ana tjetër Luizi nuk e pranon një gjë të tillë, duke i thënë se thjesht preferon të mos përfshihet.