Kjo është batuta më makabre, që përdori Berisha për 4 të vrarët më 21 janar/ Shpërthen Artan Hoxha

Artan Hoxha tregoi për Shqip nga Rudina Xhunga batutën, që përdori ish-kryeministri Berisha për vrasjet e 21 Janarit, ku thoshte se kush i solli protestuesit mish për top.



Hoxha thotë se nëse nuk do të kishte transmetuar pamjet e asaj ngjarje kryeministri Edi Rama dhe 5 të tjerë sot do të ishin në burg.

“Batuta më banale dhe më makabre në këtë histori që përdor Berisha është kush i solli mish për top. Mish për top i solli Rama, po ti pse i vret. Ata janë me hunj gardhi. Po të ishte vrarë ndonjë polic, sot do ishte Berisha 3 mandate në pushtet, jo Edi Rama. Rama atë mëngjes do të ishte në kokërr të burgut, nëse do të ishte vrarë një polic ose nëse do të ishte provuar që vrasjet erdhën nga turma, Edi Rama dhe nja 5 të tjerë të atij zinxhirit komandues të opozitës do të ishin në burg.

Në mesnatë kam takuar prokurorët dhe nuk ua kam dhënë videot, por unë nuk e dija që këto nuk ishin dhënë. Vetëm një debat që kam bërë me një regjisor, që anonte nga e djathta dhe më nxjerr atë video që ishte transmetuar në Klan në atë kohë dhe më thotë, ja kush e ka bërë ( ishte një i moshuar me çadër). Si ka mundësi i thashë nuk i ke transmetuar ti ato pamjet?



Ai filloi vuri dhe veten në dyshime, tha ne i kemi pas si plane mirëpo regjisë i vinin 4-5 pamje dhe vendoste një nga ato. Nuk e dinte nëse e kishte futur live. Unë i pashë që i vrau garda, nuk kisha pikë dyshimi për këtë. Fatmirësisht, pozicioni që ne zgjodhëm ishte shumë i mirë. Aty jo vetëm u qëllua, u qëllua në mish. Ajo që na nxiti ne që ta vijonim, është fakti që në vendimin e gjykatës është thënë që vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Kjo ishte çmenduri.

Ndryshe nga vendimi i gjykatës dëshmohet qartë që vrasjet janë bërë me dashje. Duke dëshmuar që vrasjet janë bërë me urdhër dhe deri tani është e provuar që ka qëlluar Komandanti i Gardës, që mban gradën gjeneral dhe Shefi i Shtabit të Njësisë Speciale. Kanë qëlluar dy drejtuesit kryesor ku drejtuesi është thirrur në radio të hyjë në kryeministri dhe pastaj ka dalë dhe ka dhënë urdhrin.”, tha Hoxha.

Author: morevesh