Një dhjetë vjeçar, Lorenzo G., vdiq në Njësinë e Kujdesit Intensiv të Spitalit në Torino. I vogli, sipas asaj që mësohet nga burime shëndetësore, është goditur nga komplikacionet e lidhura me Covid dhe duke marrë parasysh edhe moshën e tij, nuk ishte vaksinuar.
Ai ishte transferuar në Torino mëngjesin e së hënës nga spitali Mondovì (Cuneo) në gjendje të rëndë. I mituri nuk kishte ndonjë patologji të rëndë të mëparshme.
Fëmija jetonte në Nucetto, një fshat i vogël në Luginën Tanaro, së bashku me prindërit dhe dy vëllezërit e tij më të mëdhenj. Ai mbërriti në spitalin e Torinos me temperaturë të lartë, dhimbje të forta muskulore në gjymtyrët e poshtme dhe iu desh që të kalonte në dializë. Megjithatë, përpjekjet e punonjësve shëndetësorë të Regina Margherita për ta shpëtuar, dolën të padobishme.
Fëmija vuante nga krizat epileptike, por derimë tani epilepsia nuk mund të konsiderohet si një faktor rëndues për infektimet nga Covid 19.
Nuk dihet ende nëse ishte i infektuar nga Delta apo Omicron./noa.al