Një 39-vjeçar është arrestuar në Japoni pasi dilte në të njëjtën kohë me 35 gra, të cilat i kishte mashtruar për të përfituar dhurata.
Takashi Miyagawa nga Kansai i kishte mashtruar të dashurat e tij për datën e lindjes dhe në kohë të ndryshme ai merrte dhurata nga ato.
“SoraNews24” raporton se të paktën 35 gra janë mashtruar nga personi i arrestuar nga policia, por ky numër mund të jetë edhe më i madh. Të gjitha viktimat u bënë bashkë dhe e denoncuan në polici 39-vjeçarin.