Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga policia britanike, pasi disa qenë me hundë të “mprehtë” nuhatën “fabrikën e barit” që kishin krijuar në Leiçester.
Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga policia britanike, pasi disa qenë me hundë të “mprehtë” nuhatën “fabrikën e barit” që kishin krijuar në Leiçester.
Tre të rinjtë janë identifikuar identifikuar si Renald Dema, 21 vjeç; Ali Hoxha 29 vjeç dhe Juljan Jaku, 24 vjeç, e ndërsa mësohet se ishin fshehur në një dollap brenda magazinës me shpresën se teksa oficerët po kontrollonin ambientin nuk do t’i gjenin.
Skuadra e qenve arriti të nuhaste mijëra rrënjë kanabis me vlerë 1.3 milionë paundë.
Gjykata i dënoi të tre me burg: Dema 3 vite burg,
Hoxha 2 vite e 9 muaj burg
Jaku 2 vite e gjysmë
Mësohet se qentë ishin pjesë e një trajnimi për fëmijë me nevoja të veçanta, por ata vazhdimisht i drejtoheshin murit ngjitur, ku edhe ndodhej droga.
Menjëherë pronarët i kanë telefonuar policisë, duke bërë të mundur kapjen e shqiptarëve.