Kisha e Rubikut, simbol i besimit dhe objek i veçantë, me vlera monumentale ,historike, dhe fetare.

Kisha e Rubikut ndodhet mbi një kodër shkëmbore ne qytetin industrial te Rubikut kisha përfaqëson një objekt te rëndësishëm kulti te shek XII- XIII. Ka përfunduar se ndërtuari ne vitin 1272.

 

Vlere unikale e saj janë afresket, piktura murale te stilit bizantin. Godina është monument kulture dhe paraqet interest e aspektin ndërtimor dhe arkitektural. Kisha e Rubikut ka shërbyer si abaci benedikte dhe kuvend françeskan.
është një ndër monumentet kishtare me vlera të veçanta monumentale, historike, kulturore dhe fetare për mbarë trojet shqiptare.

 


Guntram Koch ka verejtur se: “Kisha e Shëlbuemit në Rubik demostron në mënyrë shembullore pozicionimin e Shqipërisë ndermjet lindjes dhe perëndimit. Forma planimetrike e kishës dhe harkadat e mbyllura (e maskuar) në apsidë, janë të stlit romanik, por po këtu stili i pikturës murale është qartësisht bizantin. Mbishkrimet shoqëruese këtu janë në gjuhën latine dhe paraqitja e shejtërve tipikë katolikë dëshmojnë përsëri për ndikime nga Europa Perëndimore”.
Vlen për tu përmendur se në vitet e kryengritjeve për pavarësi, Kuvendi Rubikut ishte kthyer në vatër të lëvizjes Kombëtare./albania-discover.com

Author: admin