“Kisha e Kuvendit te Arberit” apo “Kisha e Shën Gjon Kryepremit”, një nder kishat me të vjetra në Shqipëri

Objekt i kultit e cila ndodhet në fshatin Mërqi të qytetit të Lezhës që i përket shek XIV-XV.

Ky objekt nuk përfaqëson vetëm kulturën fetare, por edhe një ngjarje të rëndësishme historike, siç është edhe mbajtja e Kuvendi Kishtar të Arbërit.

Kuvendi Kishtar i Arbërit

Kuvendi Kishtar i Arbërit ishte një mbledhje e klerit katolik shqiptar, mbajtur më 14-15 janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Kryepremit në fshatin Merqi të Lezhës, me përkrahjen e papës me prejardhje shqiptare Klementi XI.

Kuvendi i Arbërit shqyrtoi gjendjen shpirtërore dhe shoqërore të besimtarëve, duke synuar të vërë në jetë në Shqipëri porositë e Vatikanit për t’i bërë ballë islamizmit të vazhduar të popullsisë. Ndër vendimet e marra ishin edhe kërkesat për të hapur shkolla dhe për të botuar libra në gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan gjatë shek. XVIII e XIX me disa botime fetare të bëra në dialektin e Shkodrës. Aktet e Kuvendit të Arbërit u shtypën si botim më vete në gjuhën shqipe që më 1706. Ato kanë vlerë në radhë të parë si dokument gjuhësor me rëndësi.

Vendimet e Kuvendit

Në këtë kuvend u diskutuan zbatimet e përpikta të riteve fetare që kanë lidhje me jetën morale dhe materiale, e cila kishte filluar të shthurej jo pak edhe në trevat e Malësisë sonë, ku kuvendi i përcakton saktë si në formë dhe vende ku kishin ndodhur, ku në themel qëndronte familja e shëndoshë dhe e shenjtë që duhej ruajtur sipas parimeve kristiane. Rikthimi i meshëve dhe riteve të tjera fetare në gjuhën shqipe, si dhe plotësimi i regjistrave për të gjithë famulltarët.

U diskutua mbajtja e shkollave shqipe pranë famullive që ekzistonin, por edhe rihapja e atyre që ishin mbyllur, gjithashtu u vendos ringritja e kishave të rrënuara, si dhe u vendos që katolikët të kenë bekimin e kishës vetëm atëherë kur jetojnë në bazë të dokeve e zakoneve shqiptare të miratuar e predikuar prej shekujsh nga doktrina kristiane. Të gjitha këto do të bënin të mundur qëndresën e palëkundur nën pushtuesin mizor otoman, që kërkonte të zhdukte pa mëshirë jo vetëm grigjën, por edhe farën katolike të shqiptarisë. Fatmirësisht kuvendi e kreu detyrën. Bota kristiane e njohu dhe e përkrahu Kuvendin e Arbërit të 14 e 15 janarit të vitit 1703.[2]

Pjesëmarrësit

Më poshtë lisothen klerikët që nënshkruan Konçilin e Parë të Shqipërisë, mbajtur në Merqi në vitin 1703 nën kryesinë e Shkelqësisë së Tij, Imzot Vincenc Zmajeviq, arqipeshkëv i Tivarit:

– Imzot Vincenz Zmajeviq, arqipeshkëv i Tivarit, Primat i Serbisë, Vizitator
apostolik në Shqipëri.
– Imzot Pjeter Karagjiku, arqipeshkëv i emnuem i Shkupit.
– Imzot Gjergji, Ipeshkëv i Zadrimës.
– Imzot Nikollë Vladanji, ipeshkëv i Lezhës.

– Imzot Ndue Babi, ipeshkëv i emnuem i Shkodrës.
– Imzot Marin Gjini, ipeshkëv i zgjedhun i Pultit.
– Atë Fra Egjidi de Arsenta, Prefekt Apostolik i Misioneve t’Arbënisë.
– Atë Fra Frano Maria a Lycio, Prefekt Apostolik i Misioneve të Maqedonisë.
– Atë Fra Martini nga Gjonima (Gjonmi), i pari i Provinçes së Fretënve.

Author: admin