Kinezët projektojnë Titanikun e ri, do arkëtohen 750 milion $ në vit

Turistët nga e gjithë bota së shpejti do të jenë në gjendje të kalojnë një natë dhe një ditë në variantin më të saktë të Titanikut.

Sipas Agjencisë Franceze të Lajmeve, kopja e anijes që u mbyt në vitin 1912, 260 metra, aktualisht po ndërtohet në një park temë në Provincën Sichuan. Investitori kryesor i projektit, Su Saoyun deklaron se ka vendosur të financojë projektin për të mbajtur gjallë Titanikun.

“Shpresoj që kjo anije të jetë këtu për 100 ose 200 vjet“, u shpreh investitori, duke shtuar se u deshën gjashtë vjet për ta ndërtuar, 23,000 ton çelik, më shumë se 100 punëtorë dhe plot 153.5 milion dollarë (rreth 123 milion euro).

Gjithçka në kopje, nga dhoma e ngrënies te kabinat luksoze dhe dorezat e dyerve, janë bërë në stilin e anijes origjinale. Një natë do të kushtojë 150 dollarë (125 euro), për shërbimet me “pesë yje”.

 

Author: admin