Kim Kardashian dëshmoi se ishte modelja më e mirë për markën e saj teksa reklamoi koleksionin e rrobave të banjës nga “Skims”.
Ylli televiziv 42-vjeçare shfaqi trupin e saj të bujshëm me bikini, teksa pozonte pranë një makine sportive. E veshur me kostumin e zi dypjesësh të kombinuar me këpucë me taka, Kim provokoj fansat teksa mbahej mbi makinën me ngjyrë të verdhë.
Fushata e saj ka qenë me temë alien dhe ajo i qëndroi premisave me videon e saj të fundit, e cila shfaqte një jashtëtokësorë të mbështetur në një mur aty pranë. Ndërsa tregoi fizikun e saj mahnitës, ajo zbuloi se ndodhej në Las Vegas atë natë, duke bërë foto me miqtë dhe duke parë Adelën në koncert.