Miranda Dupi ishte ditën e sotme e ftuar në “Fan Club” ku komentoi mënyrën se si Kiara Tito komenton veshjet e Luiz Ejllit. Dupi është kuratore e imazhit të këngëtarit si dhe shoqe e moderatores.
Ajo tha se Kiara është vajzë shumë e mirë, por tani që është brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” nuk e di se si është moda jashtë.
“Kiara nuk është eksperte për të veshur meshkuj, por është marrë me modën. Unë falënderoj fansat e Luizit për fjalët e bukura dhe të sinqerta. Të veshë çfarë të dojë, veshja është karakter. Është djalë i rritur dhe i shkojnë gjërat shik dhe serioze.
Unë them që edhe “Big Brother e ka të fituar, dhe ka përfunduar kjo gjë, nuk e di orën dhe datën. Është shumë i kompletuar. Luizi ka një ekip dhe shokë të saktë që bashkëpunojnë për të. Është i kompletuar si brenda dhe jashtë. Është një ndër më të kuruarit aty brenda”, tha Dupi.