Kiara Tito pëson incident, shpërthen në lot/ Ambulanca brenda shtëpisë së Big Brother Vip

Moderatorja Kiara Tito ka pësuar një incident brenda shtëpisë “BBVA”. Ajo ka qenë duke luajtur me karrige dhe në një moment është rrëzuar në tokë dhe ka shpërthyer në lot. Moderatorja i ka thënë banorja se ndjen shumë dhimbje të tmerrshme muskulore dhe të gjithë banorët janë afruar për ta ndihmuar.




Menjëherë banorët u lajmëruan të mos e lëvizin Kiarën, pasi ambulanca dhe ekipi me mjekë ishin njoftuar dhe po shkonin drejt shtëpisë për t’i dhënë ndihmën e duhur.

Kiara, e shtrirë në tokë, u tha banorëve se ka shumë dhimbje.

“Kam dhimbje muskulare. Ju betohem, nuk tallem! Kam shumë dhimbje”, tha moderatorja e përlotur, ndërsa Tea, Mikela po i qëndrojnë pranë, ndërkohë, Luizi mori një jastëk për t’ia vendosur.



Author: morevesh