Kiara Tito ishte e eliminuara e spektaklit të djeshëm në “Big Brother VIP” pas 90 ditësh qëndrimi në shtëpi. Në një nominim “kokë më kokë” me Oltën, moderatorja nuk pati fatin të kishte një biletë kthimi.
Mirëpo eliminimi i saj, e la Luizin të tronditur dhe me lot në sy. Pasi Kiara mbërriti në studio, ajo i tha partnerit të saj që të bëhej i fortë dhe të mos diltë nga shtëpia pa fitore.
“Luiz bëhu i fortë! Fitoje këtë lojë për veten dhe për ne të dy.”
Teksa qëndronte i përlotur dhe kuptoi që moderatorja nuk kishte një biletë kthimi, këngëtari nuk mundi të nxirrte asnjë fjalë.
E pyetur nga Arbana për eksperuencën e saj në shtëpinq e famshme, Kiara u shpreh se ndihet me fat që arriti të fitonte dashurinë në “BBVIP”.
“Jam shumë e emocionuar, shumë falenderuese për këtë eksperiencë kaq magjike.
Kam bërë gjithçka që kam dashur. E kam ndjerë që do dilja, nuk dua të kem frikë, shoh gjëra të bukura. Jam krenare për atë që kam përcjellë te publiku. Më vjen inat që nuk jam në finale,por kam fituar dashurinë që është gjëja më e bukur në këtë jetë”– u shpreh ajo.