Teksa shumë njerëz janë lidhur me historinë e saj dhe Luizit, në mediat sociale prej ditësh qarkullon lajmi se Kiara Tito ka një lidhje jashtë “Big Brother VIP”.
Vetë moderatorja ka deklaruar se është beqare dhe nuk e ka përjashtuar se mund të nis një lidhje në reality-show.
Por, ishte gazetarja Desara Karaiskaj ajo që para disa ditësh deklaroi se “Kiara e ka mendjen tek ai që ka përjashtë”, duke ngritur dyshime se është në lidhje.
Por kush është i dashuri i Kiara Titos? ‘TiranaWeb’ raporton se bëhet fjalë për Roni Kokën (Renald Koka), djalin e biznesmenit Leonard (Nari) Koka.
Roni më parë ka punuar në Kabinetin e Kryeministrit Edi Rama.
Po, e njëjta media shkruan se çifti ka një lidhje në harmoni të plotë dhe serioze, edhe pse i kanë shmangur postimet publike së bashku.
Ritheksojmë se asgjë nuk dihet me siguri dhe e gjitha mbetet në kuadrin e spekulimeve.