Kiara qan dhe i jep përgjigjen që nuk pritej/ Luizi i tha hiq dorë nga mua nëse mendon se po luaj

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy prej banorëve më të përfolur të momentit. Dyshja kanë nisur një romancë dashurie brenda shtëpisë së Big Brother Vip, por shpesh mes tyre ka patur keqkuptime dhe debate.



Teksa banorët flasin për rrugëtimin e tyre brenda shtëpisë dhe strategjitë, Luizi është shprehur që Kiara duhet të heqë dorë prej tij në mënyrë qëtë mos ketë përplasje me banorët e tjerë.

Moderatorja, nga ana tjetër është përgjigjur që kjo nuk ka për të ndodhur kurrë dhe se nuk do të heqë dorë prej tij.

Luizi i tregoi Kiarës se nuk ka urinuar me të vërtetë pasi kjo e fundit u mërzit për gjestin e Luizit dhe Kiara ia ka thënë këtë fakt Teas.

Ai i thotë asaj se po e nxjerr zbuluar, se i kishte kërkuar që mos t’ia tregonte askujt pasi kjo ishte “loja” e tij. Kiara dukshëm e mërzitur i shpjegon që kur ke një njeri në krahë duhet ti mendosh dy herë veprimet që bën.



“Po i mendoj jo dy herë, por tre”, ia kthen Luizi, “prandaj po luaj kështu siç po luaj”. Luizi duket shumë i mërzitur për këtë.

Author: morevesh