Kiara – Luizit: Ti nuk po respekton hapësirën time!

Atmosfera mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, duket se ka qenë mbrëmë e tensionuar dhe aspak e qetë.




Ka qenë Kiara e cila është larguar nga vendi ku banorët ishin duke darkuar gjë që Luizi nuk e ka pëlqyer, duke e perceptuar si një “skenë” kundër tij dhe sigurisht për këtë gjë i ka kërkuar sqarim.

Kiara i kërkoi Ejllit që të mos e marrë personale reagimin e saj dhe gjendjen ku ndodhej, por kishte nevojë të mendohej dhe donte të mos qëndronte me të.

Më pas në një bisedë me Efin moderatorja ka thënë se ai nuk e respekton hapësirën e saj.

Author: morevesh