Kiara ikën nga suita ku ishte me Luizin dhe vjen të flejë te krevati me banorët e tjerë. Reagon Olta: ‘Që natën e dytë e le? (Video)

Nata e dytë në suitë, u shoqërua sërish me momente romantike mes çiftit Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, të cilët prej të shtunës mbrëma janë të ndarë nga pjesa tjetër e shtëpisë.

Gjatë qëndrimit të tyre në suitë, në këtë natë të dytë, nuk munguan bisedat, lojërat, batutat, të qeshurat, puthjet dhe përqafimet. Por duket se moderatorja nuk e ka duruar dot gërhimën e këngëtarit dhe ka shkuar që të flejë te krevati i saj.

Teksa shkoi te krevati i saj që e ka pranë Olta Gixharit, kjo e fundit i tha “çfarë është ky divorc? Natën e dytë e le?”.

Ndërkohë kujtojmë se kjo është nata e fundit që ata të dy do flenë në suitë, pasi qëndrimin e aty e kishin vetëm për 3 net.

Ishte Kiara ajo që i kërkoi Vëllait të Madh si dëshirë një suitë për të dhe partnerin e saj. Dëshira e saj u plotësua, pasi ajo ishte një nga fitueset e lojës së imitimeve.

 

Author: morevesh