Kiara i kërkon sërish hapësirë Luizit, ndjekësit s’durojnë dot më, i bëjnë “gjëmën” moderatores (FOTO)

Atëherë kur mendojmë se marrëdhënia mes Luizit dhe Kiarës po normalizohet, është gjithmonë aty një “Kiarë” që duhet të sigurohet për të dramatizuar situatën.

Pas disa herë të thëne, Kiara i ka kërkuar sot Luizit sërish për t’i dhënë asaj hapësirën e nevojshme.

Mirëpo ndryshe nga Luizi i cili tregohet i duruar me atë, ndjekësit nuk janë dhe aq.

Në seksionin e komenteve, publiku ka “shpërthyer” ndaj Kiarës.

“Te plaste Zoti te plaste se na e shpife me hapsiren tende!Me kto sjellje qe ke ti mos kujto se Luiz ti harron,do e shohesh sa hapsire do te te lëre kur te dalë jashta,ktu do jemi!Kujton ti se eshte vertet budallepsur pas teje me kto sjellje o miss llulla!“, shkruan një ndjekëse, pasuar nga një tjetër koment negativ:

“Po shko n Mars aty ke boll hapsir,,femer e lodhshme..seriozisht realisht e kam ZHDUKU nga aty,vetem per interes rri me Luizin tkapesh ndonje emision n TOP CH“.

“Valle kur do kete nominim per kete vajze ?!!!“, vazhdojnë komentet nga ndjekësit.

Ndërsa një tjetër komentues shprehet se Kiara është lloji i femrës që nëse i përkushtohesh, e ke humbur!

“Kiara eshte lloji i femres qe nese i perkushtohesh shume e ke humbur ! Lloji i kesaj jane mesuar te nenshtruara me njerez te eger dhe egoist ne krahe qe i trajtojne keq. Tipet si Kiara ju pelqejne gjerat e pamundura jo te mundura.

Kujtojmë se për shkak të sjelljes së saj ndaj Luizit, Kiara ka humbur më shumë se 30 mijë ndjekës.

Kiara i kërkon sërish hapësirë Luizit, ndjekësit Kiara i kërkon sërish hapësirë Luizit, ndjekësit

Kiara i kërkon sërish hapësirë Luizit, ndjekësit  Kiara i kërkon sërish hapësirë Luizit, ndjekësit

Author: morevesh