Kiara e pranon/ “Luizi nuk është i dashuruar por i ndikuar”

Ne shtepine e BB VIP vazhdojne diskutimet ne lidhje me raportin mes Kiares dhe Luizit.



Prej mëngjesit te se dieles, në pamundësi për tu marrë me Luizin, banorët kanë ‘sulmuar’ Kiarën.

Ishte Olta ajo që rihapi edhe njëherë temën lidhur me qëndrimin e saj, për raportin Luiz-Kiara.

Ndonëse Kiara u përpoq të bindi Oltën se mendimi i saj është i gabuar, kjo e fundit tha se i qëndronte mendimit të saj që Luizi e dashurën atë, ndërsa Kiara nuk ndjen asgjë.

E lodhur nga kjo situatë, Kiara i kërkoi Oltës të mos merrej më me të, por të priste të dilte Luizi nga dhoma dhe të diskutonin bashkë lidhur me këtë çështje.
Olta nga ana tjetër i tha Kiarës se nuk është fare objektivi i saj dhe se nuk po kërkon të merret me të.



Olta u shpreh se Luizi nuk e lejon atë të qëndrojë pranë Kiarës, sepse sipas tij, ajo e ndikon atë negativisht. Ajo shtoi se Kiara ndikohet nga Luizi dhe se ai është shumë i rëndësishëm për të, në këtë shtëpi.

Duke folur me Amosin, Kiara tha se në një muaj nuk e njeh dot plotësisht një njeri. Ajo shtoi se Luizi është i ndikuar dhe jo i dashuruar.

Author: morevesh