Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua rreth ngjarjeve më pikante nga spektakli i mbrëmshëm në BBV.
Të ftuarit u ndalën tek përballja Kiara-Efi që duket se solli edhe prishjen e miqësisë mes dy vajzave dhe Luizit.
Fansi i Luizit, Gazmend Ujkashi fajësoi Kiarën për këtë sjellje të Luzit, duke e akuzuar se ajo po e disinformon për t’i prishur lojën.
“Armiku më i madh i Luizit në atë shtëpi është Kiara. Ajo i ka dhënë info të gabuara dhe falë saj ai po bën këtë performancë të dobët në lojë.
Me këto ritme Efi mund të jetë fituese e BBV”, u shpreh Gazi.