Khë khëm! Familjarët e Kiarës s’qenkan edhe aq “fansa” të lidhjes së saj me Luizin!

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë kthyer në kryefjalën e të gjitha mediave, tema kryesore e çdo grupi dhe biseda e çdo tavoline.

Si fansa të mëdhenj të dramave e dashurisë, shqiptarët vdesin të shohin etapat e lidhjes së një çifti e të komentojnë nga pak (ose shumë) lëvizjet e tyre.




Rrjetet sociale janë të mbushura me opinione e komente për Kiarën e Luizin, ndërsa për lidhjen e tyre i merret “mendim” të tjerëve. (Domosdo, kështu është kur je VIP në Shqipëri :p)

Tek një pyetësor për mendimin që kishin njerëzit për rrëfimin e jetës së Luizit, “Iconstyle” vuri re komentin e hallës së Kiarës, që s’duket “fanse” fort e madhe e konkurrentit e rrjedhimisht as e lidhjes së tyre.

Hallës së Kiarës, historia e jetës së Luizit i duket e rregulluar siç ai do vetë.

Sigurisht, halla e Kiarës nuk përfaqëson të gjithë familjarët e saj mirëpo të mos harrojmë se po shtohen personat që s’janë dhe shumë ‘dakord’ me këtë romancë që po nis.

Ishte mikesha e ngushtë e Kiarës, Liesa Haxhiasllani, që u shpreh se nuk dëshiron që Kiara dhe Luizi të puthen. (Lexo këtu)

“Më duket pak e tërhequr, por besoj është për të mirën e lojës. Raportin me Luizin e shoh akoma shoqëror. Shpresoj të mos ketë puthje. E duam Luizin si mik të Kiarës, duke qenë se bashkë janë aleatë shumë të mirë në lojë”- tha ajo.

Author: morevesh