E kemi thënë dhe rithënë ( me shumë gjasë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen), yjet dinë gjithçka për gjithkënd, njëlloj si gjenet tona janë përgjegjëse për gjendje të caktuara shëndetësore, edhe yjet janë përgjegjëse për disa tipare të karakterit të njeriut. Dhe kur flasim për tipare, duhet të pranojmë që kokëfortësia është një ndër karakteristikat më dalluese të një njeriu. Por ja që kokëfortësia është e lidhur ngushtë me shenjën tuaj të horoskopit. Sipas astrologëve, njerëzit të cilët u përkasin këtyre 3 shenjave te horoskopit, nuk e kanë fare problem t’i thyejnë rregullat.
1.Dashi/ Personat që i përkasin shenjës së Dashit janë disa nga njerëzit më krenarë që do të takoni. Ata rrallë heqin dorë nga një pikëpamje apo mendimi i tyre edhe kur të gjitha shenjat tregojnë se janë gabim. Mos prisni që ata të heqin dorë nga diçka. Presioni vështirë se funksionon. Kur kemi të bëjmë me një Dash, shpesh është më e lehtë ta lësh të përqendrohet në pikëpamjen e tij dhe të ecë përpara.
2.Gaforrja/ Gaforret njihen si personat më kokëfortë të horoskopit. Ata mendojnë se dinë më shumë se të tjerët dhe kanë gjithmonë të drejtë. Kur marrin shumë prova, ata mund pranojnë se janë të gabuar, por me vështirësi. Janë shumë këmbëngulës në mbrojtjen e ideve të tyre edhe kur e kanë gabim. Gaforret e dinë se kur bëjmë gabime, duhet të justifikojnë vetveten dhe kjo i vë në qendër të vëmendjes dhe i ekspozon ndaj të tjerëve.
3.Luani/Luanët janë jashtëzakonisht krenarë, shpesh duke u bërë intolerantë ndaj njerëzve që nuk ndajnë mendimin e tyre. Kur janë vetëm në fund të ditës, ata mund të analizojnë gjërat më gjerësisht dhe të pranojnë gabimet e tyre, por ata kurrë nuk do ti pranojnë tek njerëzit e tjerë. Luani nuk heq dorë nga idetë e veta.