Dea Mishel dhe Amosi kanë diskutuar për debatet në shtëpi, duke thënë se ndonjëherë banorët po harrohen pas lojës.
Dea: Kur gjërat janë serioze duhet të kthehesh te ana njerëzore, jo te loja! Amos: Kështu është bota o Dea! Njerëzit po të panë që je plagosur të shkelin me këmbë!
Dea: E di sa shpesh ma thonë, por unë nuk jam ashtu me askënd. Nuk e bëj dot!”, u shpreh Dea. Kujtojmë që në fillim të Big Brother, Amos nuk e shpëtoi dot Dean nga kutia ku ishte e bllokuar me celësa.
Edhe pse Dea i besoi Amosit se mund ta lironte, aktori nuk ia doli. Dea nuk e fshehu zhgënjimin e saj, por duket se e kanë lënë pas dhe po tregojnë një miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin.