Larja e parave nuk është ide e mirë, siç e ka zbuluar një korenao-jugor, por ka futur paratë në rrobalarëse për t’i pastruar ato nga koronavirusi. Zyrtarët thonë se humbjet ishin të konsiderueshme, shkruan agjencia AP.
Personi që jeton në qytetin Ansan, në afërsi të Seoulit, ka vendosur një grumbull të valutave 50 won (42mijë dollarë) në rrobalarëse më herët këtë vit. Disa nga paratë kishin pësuar dëmtime serioze dhe personi ka kontaktuar Bankën e Koresë për të zbuluar nëse mund t’i shkëmbejë me para të reja.
Sipas rregullave të bankës për shkëmbim të parave, personit i janë dhënë para të reja në vlerë 23 milionë won (19.320 dollarë), ka njoftuar Banka e Koresë.
Zyrtarja e bankës, Seo Jee Woun, ka treguar se numri i bankënotave 50 mijë won që banka i ka shkëmbyer me gjysmë-vlere ishte 507. Ajo ka thënë se banka nuk ka llogaritur numrin e bankënotave që nuk ka mundur t’i shkëmbejë për shkak të dëmeve të mëdha.
Ajo ka thënë se zyrtarët e bankës nuk e dinë se sa bankënota ishte munduar të lante personi. Por ka treguar se humbja ishte e konsiderueshme. Personi është identifikuar vetëm me mbiemrin Eom.