Finalizohet operacioni policor i koduar “Sette”, i zhvilluar Seksioni i Forcës së Posaçme Shqiponja, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Interpol Tirana.
Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja”, “Plagosja e rëndë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit: K. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, e ka dënuar me 7 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Vrasja”, “Plagosja e rëndë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka paraqitur një dokument identifikimi të falsifikuar.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.