“Kërcënoi” Luizin/ Përjashtohet nga shtëpia e “Big Brother” edhe aktorja Eva Alikaj

Me një komunikim zyrtar nga “Big Borther Vip”, Eva Alikaj është skualifikuar ditën e sotme nga loja.



Në zarfin e zi që erdhi në shtëpi, shkruhej se pas paralajmërimit të mbrëmshëm nga “Vëllai i Madh”, aktorja ka kërcënuar Luizin dhe prandaj është larguar nga BBV.

“Banorë, Vëlla i Madh pas ultimatumit që ka dhënë për qëndrimin që do mbante për thyerjen e rregullave, paraditen e sotme skualifikoi Ermionë. Për të njëjtin motiv, Eva Alikaj për shprehjet kërcënuese që ka përdorur, largohet në këtë moment nga shtëpia e Big Brother”,njoftoi vëllai i madh banorët përmes një zarfi të zi pasditen e sotme.



Kujtojmë që vetëm pak momente më parë Eva pati një debat me Luizin, ku iu drejtua këtij të fundit me kërcënime.

Bëj muhabet ti, kur ta hash këtë (mikrofonin) kokës. Ia çaj kafkën të ma bëjë kastile. Ju doni të më luftoni mua. S’keni shans. Nuk ka as djali im”, tha ajo, madje edhe u përlot.

Author: morevesh