Eleni Foureira ditë më parë e kishte paralajmëruar projektin e ri muzikor, të cilin sapo e hodhi në kanalin YouTube.
Kënga me titull “Mporei” erdhi e vizualizuar edhe me klip, ndërsa këngëtarja me prejardhje shqiptare e solli në bashkëpunim me Mad Clip.
Ndryshe, e gjithë vëmendja në videoklip ishte tek Eleni, e cila erdhi provokuese në të gjitha skenat, madje në një prej tyre i hoqi të gjitha në pjesën e sipërme.
Derisa njoftoi për këngën e re, këngëtarja tha se është e lumtur që më në fund po ua prezanton fansave këngën e re me Mad Clip.
Pas shumë mundi dhe energjie që i dhamë atij projekti, “Mporei” është publikuar në YouTube, O Zot i madh! Jam e gëzuar që t’ua prezantoj videoklipin tonë të ri së bashku me mikun dhe artistin e dashur Mad Clip. Shpresoj se do ta duani aq shumë sa ne”, shkruan ajo.