Shteti i Ukrainës është duke u përballur me agresionin rus.
Sot është duke u zhvilluar dita e pestë e sulmit të Rusis mbi Ukrainën, shkruan lajmi.net.
Pas fillimit të luftës atje, janë dërguar mbështetje të jashtëzakonshme për shtetin ukrainas.
Shumica e artistëve shqiptarë kanë dënuar luftën që po zhvillohet atje.
Por njëra nga këngëtaret shqiptare ka befasur me një postim të saj ku ka numëruar disa nga pikat ku Ukraina ishte kundër shqiptarëve.
Rovena Stefa, përmes një postimi në rrjetin e saj Instagram, ka treguar se Ukraina e ka mbështetur Serbinë, në luftën kundër Kosovës gjatë vitit 1998/1999.
Si duket këngëtarja nuk ka dashur të mbështes shtetin ukrainas dhe madje ajo nuk është treguar aspak “humane”.