avarësisht se qëndroi pak kohë në shëpinë e Big Brother Vip, Xheisara Frisku ishte mjaft e komentuar, jo vetëm për lojën e saj në reality-show, por edhe për jetën e saj private.
Ajo ka vendosur të flasë për herë të parë në lidhje më jetën e saj private që gjithmonë e ka mbajtur larg publikut.
E ftuar në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ajo foli për thashethemet se është martuar në fshehtësi.
Në lidhje me thashethemet se ajo ka statusin “e martuar”, këngëtarja tregoi se është në një “marrëdhënie me letrat angleze”.
Gjithashtu ajo tha ndër të tjera se është e lumtur sepse ka bërë atë që do dhe se “nuk i plas çfarë thotë mileti”.
“Unë nuk jam e martuar, as videoklip nuk kam bërë, unë tashmë kam ‘British’, ju dua shumë.
Jam në një ‘marrëdhënie’ me letrat angleze dhe nuk më plas çfarë thotë mileti. Na duhen ato letra.
Këtë nuk e kam thënë asnjëherë. Jam e lumtur se bëra atë që doja”.