Këngëtarja Melinda Ademi publikoi dje këngën e re me titullin “Qa din ti”, e cila brenda pak orëve rrëmbeu rreth 1 milionë klikime në “Youtube”.
Por kjo mesa duket ka tërhequr vëmendjen e reperes Gjira, e cila ka kritikuar këngëtaren, duke thënë se në mars Melindës i vdiq nëna, ndërsa tani në maj nxjerr këngën dhe shfaqet duke dredhur të pasmet.
Melinda ende nuk ka reaguar pas statusit të reperes, ndërsa kujtojmë se nëna e Melindës ndërroi jetë në muajin mars nga kanceri.