Këngëtarja e njohur ukrainase, Ruslana, e cila u bë shumë e njohur kur fitoi ‘Eurovision 2004’ , ishte e ftuar së fundmi në një lidhje me emisionin “Rudina”.
Ruslana nga Ukraina tha se dëshira e saj e vetme është fitorja dhe liria.
Ajo tregoi se ajo dhe familja e saj janë mirë por po qëndrojnë në qytete të ndryshme të Ukrainës.
”S’e kam parë këtë skenë në asnjë film të tmerrshëm”, – tha Ruslana.
Më tej ajo bëri dhe një premtim teksa tha se kur të mbarojë lufta do të vijë në Shqipëri.
“Ju për ne jeni vëllezër e motra. Ne kemi të ngjashëm mentalitetin. E duam shumë tokën tonë. Do doja ta thosha, e rëndësishme që jemi të gjithë bashkë”,- tha ajo.