Që nga ndarja e tyre në 2018, këngëtari Liam Payne dhe Cheryl Cole kanë pasur një marrëdhënie të mirë duke menduar veçanërisht për Bear, djalin që ata kanë nga lidhja e tyre.
Djali 3 vjeçar është nën kujdestarinë e Cheryl, ndërsa Liam shkon ta vizitojë herë pas here, por pandemia e koronavirusit nuk i ka bërë gjërat e lehta për këngëtarin, i cili në një intervistë me producentin Ben Ëinston, ai tregoj me detaje problemet që i shkakton kriza shëndetësore kur bëhet fjalë për të shijuar ditët me djalin e tij.
Ylli i One Direction është shumë i vetëdijshëm për parandalimin e virusit dhe nuk dëshiron të ndërmarrë rreziqe me Bear.”Unë duhet të sigurohem që jam negativ para se të shkoj ta shoh atë, që do të thotë të presësh disa ditë për të bërë testin,” shpjegoi ai.
Të gjithë kësaj duhet shtuar edhe koha që ai duhej të ndahej prej tij për shkak të izolimit. “Ka qenë e vështirë, por është fantastike ta shohësh atë të bëhet personi që është”, tha ai me krenari për djalin e tij. “Ai është tamam si unë, gjë që është shumë e rrallë. Kur anëtarët e familja i sheh fotografitë e mia si isha unë foshnjë, ata thonë, “Uau, Bear duket mirë atje”.
Pas ndarjes së tij nga Cheryl Cole, të dy e kishin të qartë se përparësia do të ishte djali i tyre , dhe përkundër kohërave të këqija, këngëtari ka folur vetëm fjalë të mira për nënën e djalit të tij. “Nuk është situata më normale. Jeta ime është anormale. Ne shkojmë mirë, ka kaq shumë gjëra që ndajmë në jetë,” shpjegoi ai disa muaj më parë. “Shpresoj të jetë mirë, e meriton atë. Ajo është një nënë e shkëlqyer, punon shumë, meriton të gjejë lumturinë.”
Liam po rindërton jetën e tij me modelen 20-vjeçare Maya Henri. Çifti kanë qenë shumë diskret me marrëdhëniet e tyre dhe, megjithëse nuk e kanë pasur problem të pozojnë së bashku. Në gushtin e kaluar, ata vendosën të shkojnë një hap më tej, duke e bërë të qartë se lidhja e tyre është serioze. Këngëtari i dha të dashurës së tij një unazë spektakolare diamanti me një çmim prej 3.3 miliona euro./Burimi:MxHola/Pershtati:K.H/Syri.net/