Këngëtari i lënduar: Nuk ke ndjenja për mua/ Olta “fut në sherr” Luizin me Kiarën

Një debat ka nisur pasditen e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip mes Kiarës dhe Luizit dhe Olta ka qenë “arsyeja”. Olta po diskutonte me Kiarën në dhomën e gjumit, ku mes të tjerash tha se ajo nuk e konsideron Kiarën lojtare të fortë, madje shtoi se Efin e konsideron më të fortë se ajo. Por, ajo çfarë i tha më pas ishte “qershia mbi tortë” pasi agravoi “debatin” e njohur mes Luizit dhe Kiarës, tema e puthjes.



“Puthe taman dhe kupto çfarë perceptimi ke për këtë njeri, sepse emocionet e buzës, ajo magjia që ndodh është e rëndësishme. Jepja vetes këtë mundësi”, i tha Oltës.

“Do ta bëj kur të ma ndjejë zemra, nuk e bëj se ma thonë të tjerët” i përgjigjet Kiara.

“Ti nuk ke ndjenja për mua, se po të kishe e kishe bërë me kohë (puthjen)” i thotë Luizi-Kiarës.

“Është kohë e humbur, nëse ai nuk është i duhuri ti po i humb vetes kohë. Je duke çuar dëm eksperiencën më të bukur të jetës tënde” i përgjigjet Olta.



“A ka mundësi të mos më flasësh më sot? Pikë! Për aq kohë sa pret që të të thotë Olta Gixhari “puth Kiarën.” Ça më din mua ti, 2 vjeç, që të marr mendime nga Olta? Mos i jep rëndësi, pse thua “më mori Olta nga ty?” Këtë që kam nuk ma merr dot Olta nga ty. Ky është momenti që unë të shkëlqej, kjo është e rëndësishme për mua, puna ime” përfundon Kiara.

Author: morevesh