Tre ditë para finales, kënga e Semit ka trazuar ujërat duke risjellë në vëmendje një nga historitë që ka qenë kryefjalë e këtij Big Brother-i, ajo e Borës dhe Donaldit.
Ky i fundit u befasua kur dëgjoi tekstin megjithatë nuk e dha veten as kur u pyet nga banorët dhe as në komunikimet me Vëllain e Madh në dhomën e rrëfimit.
Donaldi tha se është i lumtur që banorët që ndodhen jashtë shtëpisë po publikojnë projekte të reja pa dashur të veçojë atë të Semit.
Ndoshta kjo për t’u treguar i kujdesshëm se si mund të perceptohet çdo fjalë e thënë nga ai te Beatrix e cila deri më tani ia dha një karton të verdhë.
Megjithatë emocioni ishte i dukshëm. Gjatë gjithë kohës Iliri e ngacmonte Donaldin për përmbajtjen e këngës.
Në dhomën e rrëfimit Iliri ka deklaruar se teksti është shumë prekës por si do të jetë, ka shumë dashuri brenda.
Vetë Bora Zemani ka qenë shumë entuziaste për këtë projekt të ri të mikeshës së saj të zemrës pasi ishte ajo e para që e zbuloi kur ende nuk ishte publikuar.
Megjithatë Bora u kujdes të theksonte në çdo postim se teksti është shkruar nga Ylli Limani.
Por askush nuk mund ta mohojë se e gjithë kënga flet per historinë e Borës dhe Donaldit.
Një ditë pas publikimit të saj edhe Trixa zgjodhi të thyejë heshtjen duke reaguar publikisht në mbështetje të Donaldit ndërsa i bëri thirrje ndjekësve të votojnë partnerin e saj!/