Në shtëpinë e “Big Brother Vip” është vendosur kënga e re e Semit, e cila sapo ka publikuar këngën “Mos u kthe”, një baladë e trishtë dashurie – e cila si duket është një dedikim për Donaldin. Duket sikur ato fjalë “i thotë Bora”.
Pavarësisht se kënga është me tekst të Yll Limanit, artisti duket që ka sjellë përmes vargjeve dhe muzikës, situatën që ka përjetuar Bora Zemani.
Në momentin që kënga është vënë në shtëpi, Donaldi duket se ka qenë shumë në siklet pas këtij momenti. Kur kënga u vendos për herë të dytë, Beniada tha me të madhe se është Semi dhe Donaldi në këtë moment reagon, teksa thotë se:
“Prandaj po rrija ashtu, doja të thoja Semi, por thashë mos dal blof.”
Ndërkohë Iliri, menjëherë ka kuptuar mesazhin e Semit, i cili tha:
“Po fliste me gojën e dikujt tjetër, mesazhi ishte i qartë.”