Puntata e fundit e programit “Fan Club” shkaktoi një pakënaqësi tek publiku për shkak se ishte publikuar një këngë e vjetër e tij dedikuar ish partneres, ose të paktën kjo u la të kuptohej nga programi.
Kompozitori Klodian Qafoku foli për një këngë të Luizit që prej vitesh ‘flinte’ në studion e tij, mirëpo ai tashmë kishte vendosur t’a publikonte.
Në intervistën e tij për “Fan Club” ai u shpreh se vetëm Luizi e di kujt ja ka dedikuar atë këngë, ndërsa pas një prerje të dukshme të videos ai shprehej: “Po ka pasur Megin, por jo përpara, atë di unë”.
Mesa duket intervista është nxjerrë nga konteksti për të bërë pak zhurmë, gjë që është pranuar edhe nga vetë kompozitori.
Pas gjithë revoltimit të publikut, Qafoku ka reaguar me anë të një postimi në Instagram, ku ka shkruar:
“Meqënëse shumë fansa të Luizit më kanë fyer për publikimin e këngës Oqean, vendosa ta heq nga Youtube!
Për sqarim: KËNGA KA PËR AUTOR MUA DHE ARBEN DUKËN, LUIZI ËSHTË INTERPRETUES!
Publikimi i këngës nuk ka patur qëllim përfitim financiar, as famë, e as fyerje ndaj imazhit të Luizit, por vetëm mbeshtetje nëpërmjet rrugës së artit! Dalja sot tek @bigbrothervip.fanclub dhe titulli DIZINFORMUES acaroi më shumë fansat, duke hequr kontekstin e vërtetë të intervistës që kishte të bënte me marrëdhënien time shoqërore dhe artistike në Eurovision!
Uroj Luizi të dal fitues, dhe fansat e zjarrtë të tij të qetësohen!”