Margot tregoi konkretisht se për nevojat e filmit në xhirime kishte një dhomë të tërë plot me “merkin” (paruke që mbulojnë organet gjenitale).
Robbie e bëri zbulimin kur u pyet nëse ishte e vështirë të gjesh aktorë me llojin e duhur trupor për skenat nudo. Më pas ajo vuri në dukje se departamenti i kostumeve kishte gjithmonë një plan rezervë: “Ata kanë gjëra që janë si paruke gjenitale. Më kujtohet për këtë film të veçantë, ishte një dhomë e tërë me merkins. Unë mendoj se njerëzit do të shkonin dhe do të zgjidhnin një. Ishte emocionuese”, tha ajo.
Madje, aktorja 32-vjeçare e bëri të qartë se pas “stërvitjes” së saj në filmin e famshëm me DiCaprio-n, ajo ndihej rehat duke xhiruar një skenë “shfrenimi në një festë” për filmin “Babylon”. Siç theksoi, ajo ishte njohur me skenat nudo, pasi ishte stërvitur në xhirime me aktorin hollivudian. “Ti distancohesh shumë shpejt. Ndihej si një jetë, por edhe si një kujtim i largët dhe i turbullt”, tha ajo për podkastin e Nova-s “Fitzy and Wippa”.
Por çfarë është një merkin?
Merkin është një parukë që vendoset në zonën pubike. Ato përdoren si aksesorë, ndërsa përdorimi i tyre në filmat erotikë është shumë i pëlqyer, si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat.
Në disa filma, merkins mund të përdoren nga aktorët për të shmangur ekspozimin e organeve gjenitale gjatë skenave nudo ose gjysmë nudo.
Madje, disa aktorë kërkojnë që të jetë e qartë se si do të përdoren këto objekte në skenat seksi, ku disa e bëjnë një kusht në kontratat e tyre.