Pas postimeve që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram, Kejvina ka vendosur që të japë një intervistë.
Ajo ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother, komentet me të cilat është ndeshur pas daljes dhe deri te mënyra se si të afërmit e saj e përballuan presionin.
Gjithashtu, ajo u ndal edhe te lajmet më të çuditshme që ka dëgjuar pas daljes nga shtëpia, dhe një prej tyre ka qenë hetimi i saj nga SPAK.
Modelja i mohoi duke thënë se është një vajzë e lirë dhe nuk ka asnjë problem me ligjin.
“Lajmi më i çuditshëm ka qenë që mua më kërkon SPAK-u se kam kuptuar se nga çfarë ka dalë kjo. Nuk e kuptoj nga ka dalë ky lajm, unë skam asnjë problem me ligjin. Jam njeri i pastër, jam një vajzë plot jetë, më lini të jetoj në jetën time”, tha Kejvina.
Ndërkohë, kujtojmë se më herët Prokuroria Speciale kërkoi konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës, i cili u përfshi në një atentat tre vite më parë. SPAK e akuzon Rrajën se ka marrë pjesë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, te mbikalimi i Shkozetit.
Mes mjeteve të sekuestruara dhe për të cilat u kërkua konfiskimi ishte edhe një Audi luksoz model A8, që Redjan Rraja e kishte kaluar në pronësi të modeles Kejvina Kthellës.