Kejvina Kthella është krah Efit pas debatit të saj me Kiarën dhe Luizin. Pas rikthimit në Big Brother VIP, miqësia mes 2 mikeshave është krisur për shkak të një video të publikuar nga Efi, e cila sipas Kiarës nuk e mbështeste.
Kejvina shkruan në rrjete sociale se Kiara ka xhelozi për Efin që e kapi lojën shpejt dhe se ka mbështetje nga publiku. Për Luizin, Kejvina thotë se Efi nuk duhet të mërzitet me të pasi ai nuk e kupton cfarë po ndodh se ka 102 ditë i izoluar dhe është i dërrmuar psikologjikisht dhe i beson të dashurës së tij.
Sipas Kejvinës, Kiara po shkatërron Luizin dhe fama po shkatërron.
Cila është videoja që shkaktoi hatërmbetjen e Kiarës?
Pasi Luizi e bllokoi në lavaman dhe Kiara nuk mund të lëvizte se nuk duhet të kishte kontakt fizik me djemtë për shkak të një loje të Big Brother, kjo u komentua gjërë. Edhe Efi zgjodhi që ta bënte publik mendimin e saj që nuk i ka pëlqyer Kiarës.
“E vendosa veten në vendin e Kiarës. Nëse partneri im do më vendoste në atë lloj situate unë do të reagoja drejtpërsëdrejti tek ai. 1 fjalë i duhej Kiarës për tu mbyllur ajo situatë, thjesht t’i fliste Luizit dhe t’i thoshte largohu. Ajo nuk donte ta bënte këtë gjë që do të thotë e kishte akoma mendjen tek loja. Nëse ti e ke mendjen tek loja do të thotë që ndjesitë e tua, mërzitja jote, ankthi jot që supozohet ju shkaktua, atëherë do harrohej. Do harrohej loja. Pasi u prish loja, reagimi i saj i parë ishte nuk më le një herë të luaj dhe të fitoj. Nuk e kapi Luizin dhe t’i thoshte shiko ky veprimi që ti bëre më lëndoi. Edhe Luizi atë moment e mori si çështje loje dhe ajo thjesht po acarohet për lojën. Dhe kështu ndodhi. Për mua Kiara u acarua vetëm për faktin që nuk fitoi. I erdhi inat që humbi, këtë përjetoi ajo”, tha Efi.