Keisi u eliminua nga Big Brother VIP/ Sabiani reagon i revoltuar dhe hedh dyshime ndaj produksionit: E nxorët engjëllin tim, pasi jeta iu bë…

Një ditë më parë ishte Keisi Medini banorja që la shtëpinë e Big Brother VIP. Ajo ishte në nominim me Bledi Mane, Luiz Ejllin, Jori Dellin, Elvis Pupën dhe Nita Latifin.

Menjëherë pas largimit, ka reaguar edhe babai i saj, këngëtari i njohur Sabiani, i cili thotë se largimi i saj u bën pasi jeta në shtëpinë e BBVIP i ishte kthyer në telenovele.

“E nxorët engjëllin tim, pasi jeta ju bë telenovelë, s’besoj se e ka nxjerrë publiku, gjithsesi i lumtur që mu kthye në shtëpi”, shkruan Sabiani në rrjetet sociale.

Ndërkohë vetë Keisi pas daljes nga shtëpia tha në studio se ajo nuk e kishte menduar se do të qëndronte kaq gjatë.

“Jam shumë e lumtur për këtë rrugëtim. Dua të falenderoj ndjekësit dhe ju për mundësinë që më dhatë. Sot bëra 67 ditë. Nuk e prisja. Kisha menduar që do qëndroja vetëm 3 javë. I kam menaxhuar mirë situatat dhe i kam vuajtur nga brenda”, u shpreh ajo.

FOTO/ Keisi u eliminua nga Big Brother VIP, Sabiani reagon i revoltuar dhe hedh

Author: morevesh