Nëse deri pak javë më parë, lidhja e tyre ishte sekret, tashmë i gjithë publiku është “sy e vesh” për të parë sesi Keisi dhe Lorenci po afrohen sërish, pak muaj pas ndarjes.
Ndonëse të dy u shprehën se gjithçka kishte përfunduar, mes dyshes kanë nisur edhe shkëndijat e para. Së fundmi, Keisi i ka thënë Lorencit dhe Nitës se sekreti që ajo kishte treguar në dhomën e rrëfimit ishte se ka qenë e dashuruar me një banor të “Big Brother VIP”.
Teksa qëndronin në kuzhinë, modelja la të nënkuptohej se presoni në fjalë ishte këngëtari, pasi u shpreh se ishte personi që kishte përballë në bisedën që po zhvillonte me të.
Më pas, Lorenci u afrua drejt saj duke i dhënë një përqafim. Por, teksa historia e tyre po ndizet sërish, një histori tjetër duket se po përfundon për Lorencin. Këngëtari i njohur duket se ka lënë një raport jashtë shtëpisë së “Big Brother”.
Nga ajo që kemi mundur të mësojmë, artisti prej disa muajsh është në një lidhje. Mes tij dhe vajzës në fjalë ka pasur një marrëdhënie intensive dhe e njohur për miqtë dhe të afërmit e tyre. Për këtë histori është në dijeni edhe vetë Keisi.
Gjatë një shëtitjeje në oborrin e shtëpisë Keisi dhe Lorenci po diskutonin mbi vëmendjen që historia e tyre ka marrë gjatë këtyre ditëve. Lorenci është shprehur se nëse do ta dinte se historia e tyre do të kishte kaq vëmendje, atëherë nuk do ta tregonte fare. Biseda e tyre ka vazhduar më pas duke folur me nënkuptime dhe duke lënë të kuptohet se ende mund të ketë gjëra që publiku nuk ka dijeni.
Kjo pasi Keisi i tha Lorencit: “Çfarë do t’i thuash asaj që ke jashtë”, duke konfirmuar kështu se edhe ajo vetë e dinte këtë histori. Nga ana tjetër, Lorenci ka zgjedhur mos të përgjigjet. Me afërsinë e tij me Keisin, ky raport i mbetur jashtë, me gjasa do të shkojë drejt përfundimit.
Deri më tani, vajza në krah të këngëtarit, jashtë ka zgjedhur të vijojë të jetë në heshtje, duke mos zbuluar identitetin e saj, por është e kotë të themi se në këtë situatë të krijuar brenda shtëpisë, tashmë marrëdhënia e tyre është në pikëpyetje.
Në spektaklin e të shtunës, Lorenc Hasrama konfirmoi lidhjen që kishte pasur jashtë shtëpisë me banoren tjetër, Kejsi Medinin. Por, të dy banorët u deklaruan që tashmë gjërat mes tyre në aspektin dashuror ishin mbyllur 100 për qind. Luizi e pyeti Keisin nëse ka akoma diçka mes saj dhe Lorencit dhe kjo e fundit u përgjigj se jo.
Sipas saj, nëse do e kishte ende të hapur marrëdhënien me Lorencin, nuk do krijonte diçka me Kristin brenda shtëpisë. Ajo madje i tha Luizit se Lorenci nuk e ka bërë deklaratën për vëmendje, por thjesht për të mos u dukur në sy të publikut, sikur ai po jepte informacione nga jashtë. Keisi shtoi se ka shumë besim te Lorenci, pavarësisht se deklarata e tij mori ato përmasa.