Banori më aktiv në Big Brother, Luizi ka thënë se ofendimet e tij dje, kanë qenë dhe me tendencë për të parë një anë tjetër nga Efi.
Kjo gjë nuk është pritur mirë, pasi Efi e sheh nivel të ulët dhe jo armë të fortë si komunikim.
“Luiz më the për pjesën paqësore. Idea është që nuk mund të debatoj në atë lloj niveli. Nëse ti do të na çosh në ekstrem, mund ta çosh në mënyrë tjetër.
Nuk është armë e fortë kjo që ke. Mënyra më e thjeshtë dhe unë mund t’ju ofendoj të gjithëve dhe t’ju lëndoj por nuk e bën dot”, tha Efi.